Gazetarët Xhensil Shkëmbi (Euronews Albania) dhe Artin Halili (A2CNN) na paraqitën situatën e rënduar të banorëve të Panaritit.
Rreth 200 banorë të 40 familjeve janë të bllokuar prej më shumë se një jave nga dëbora ndërsa Bashkia Korçë nuk merr asnjë masë për hapjen e rrugës.
Nuk perben ndonje cudi tendenca e bashkise Korçë per te mos kryer asnje pune neqoftese nuk behet fjale per ndonje fasade te bukur qe mund ta shes shtrenjte mediatikisht, por ne kete rast moshapja e rruges dhe lenia ne meshire te fatit te 200 banore te Panaritit perben nje krim te mirefillte qe mund te sjell pasoja te renda.
Ne kete rast behet fjale per jete njerezish, ne nje kohe te veshtire pandemie, 200 banore jane te bllokuar, ne nevoje ilacesh, ne nevoje mjekimi dhe mbase ne rast fatkeq ne nevoje urgjence mjekesore. A mban njeri pergjegjesi per rastet e mesiperme?
Keqardhje e madhe sesi nje nga bashkite me buxhetin me te madh ne Shqiperi nuk siguron minimumin per banoret e saj.
E bukura eshte e bukur por jeta e njeriut duhet te jete prioritet mbi prioritetet.
P.S.: Nje falenderim per gazetaret e sipercituar, te cilen ecen 5 ore ne kembe per te na njohur me nje te vertete trishtuese.
*Deputet i Kuvendit të Shqipërisë