Aktualitet

Papërgjegjshmëria ulet këmbëkryq





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:51 - 11/07/20 |
Nga Liliana Shyqyriu

Përhapja e infeksionit nga Covid-19 si dhe rritja e pakontrolluar e rasteve të reja tregon edhe një njehere deshtimin në menaxhimin e situates së epidemise.


Nga të dhenat e fundit bazuar në numrin e rasteve të reja per 1.000.000 banorë, vendi ynë renditet i 12-ti në Europe dhe i 52-ti në bote. Nese i krahasojme këto shifra me muajt e meparshem do shohim se kemi nje kapercim në renditje në dy skajet e tabeles.


Ndërkohe në pergjigje të kesaj rritje të skajshme në renditje boterore apo europiane, e vetmja masë e ndërmarre nga ana e vendimmarresve për strategjine anti-Covid është mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura. Mbajtja e maskes si mase e ndërmarrë në këtë situate është thjesht një masë e nevojshme por jo e mjaftueshme për zgjidhjen e situates.


Shtimi i numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e mungesës së një strategjie eficiente dhe gabimeve te bëra në fazat e hapjes duke mos ndjekur kritere specifike në çdo fazë të saj.


Mungesa e marrjes se masave eficiente ne Institucionet Shteterore dhe ato shendetesore, mungesa e testimeve për të njohur situaten e vertete, mungesa e përgatitjes dhe edukimit të opinionit publik bëri që infeksioni të perhapej në shifrat e larta dhe te pakontrollueshme në këto momente nga ana e strukturave perkatese.

Keqmenaxhimi i situates dhe deliri për të konkuar me vendet modele të Europes apo botes coi në deshtimin e parandalimit të perhapjes së SARS-COV-2 dhe konkretisht:

1.Nuk u arrit parandalimi i perhapjes se infeksionit në mjediset spitalore apo qendrat shendetesore dhe me keq akoma u pranua publikisht që infeksionet nozokomiale (apo Sars-Cov-2 ne rstin konkret) janë infeksione rutine në mjediset spitalore.

2.Nuk u morën masa për parandalimin e përhapjes së infeksionit në Administraten Shteterore të cilat u kthyen në vatra.

3.Nuk u bënë permiresime te protokollove për bizneset dhe ne vecanti per fasonerite apo call-center midis të cilave po vazhdojme të kemi riinfektime.

4.Nuk u realizua me eficience Izolimi i te semureve apo karantinimi i te dyshuarve për parandalimin e infeksionit ne ambientet familjare.

Autoritetet Shendetesore bejne mire që të hartojne urgjentisht nje strategji eficiente dhe te marrin masat e duhura per te parandaluar perhapjen e metejshme te infeksionit sepse nuk mund të perballohen epidemite vetem me maska apo me masa ku fajësohet qytetari dhe nuk merret asnjë pergjegjesi Institucionale.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas