Aktualitet

Paqe mes Italisë dhe Holandës, Franca s’fal Kroacinë, Anglinë e merr në qafë Maguire







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:10 - 14/10/20 |
mapo.al

Përfunduan sot 18 sfidat e mbrëmjes në Ligën e Kombeve. Supersfida Itali-Holandë u mbyll në barazim 1-1. Kampionët e botës Franca fitoi jo pa lodhje ndaj Kroacisë me rezultatin 1-2 falë golave të Grizmanit dhe Mbapesë.


Portugalia nuk e pati problem pa Kristiano Ronaldon të mposhte Suedinë. Bernardo Silva dhe Diogo Dalot nuk i kursyen verdheblutë nordik.


Anglia zhgënjeu sot me Danimarkën në shtëpi duke u mundur me rezultatin 0-1. “Tre Luanët” e paguan humbjen e sotme dhe me daljen me karton të kuq të kapitenit Herri Meguajer.



Lukaku dhe Levandovski ishin heronjtë e Belgjikës dhe Polonisë duke realizuar secili dopietë në fitore (1-2 me Islandën) dhe (3-0 me Belgjikën).


Izraeli realizoi një përmbysje të madhe duke kthyer rezultatin nga 2-0 për Sllovakinë në 2-3 në favor të tyre. Zahavi ishte heroi i ekipit izraelit duke realizuar tripletë personale. Derbi ballkanik Turqi-Serbi përfundoi në barazim 2-2. Serbët nuk ia dolën të fitonin edhe pse kryesonin me rezultatin 0-2.


Kosova mori një pikë me vlerë në Greqi. “Dardanët” zhvilluan një ndeshje pozitive duke ndryshuar së paku fytyrë pas rezultateve të fundit zhgënyese, Bjellorusia, rivali i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, i ka shtangur kundërshtarët duke marrë kryesimin e grupit 4 në Ligën C me 7 pikë pasi mundi Kazakistanin me shifrat 2-0.


Etiketa: , , ,

Pas