Liverpool dhe Manchester United nuk kanë shkuar më shumë se një barazim në derbin e Anglisë.
“The Reds” ishin më kërkues, në kontrollin e topit por edhe në rastet e krijuara, por nuk ja dolën dot të shënojnë në portën e De Geas.
Nga ana tjetër Manchester United e tregoi edhe njëherë se është pretendent për titullin kampion, pasi ruan vendin e parë dhe ndaloi një nga skuadrat më të mira në Angli.
Kjo situatë favorizon Manchester City-n, i cili është 5 pikë më pak se vendi i parë, por ka edhe dy ndeshje më pak për të luajtur se rivalët e tyre.
Në Premier League janë 7 skuadra që po luftojnë për titullin, me një diferencë më pak se 10 pikë nga njëra-tjetra.
Etiketa: Liverpool, Manchester United, Premiere League