Aktualitet

“Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtu me Serbinë”






               Publikuar në : 13:57 - 12/06/19 |
mapo.al

Në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj i ka drejtuar një thirrje Serbisë për pajtim.


Haradinaj tha se paqen e bëjnë të guximshmit dhe populli i Kosovës e ka guximin të pajtohet me Serbinë, dhe këtë shtoi ai, e bëjnë në mirënjohje të SHBA-së.

“Për shumë kohë populli ynë e ka kërkur lirinë, breza e breza kanë vuajtur dhe janë flijur. Populli i Kosovës e priste nga Zoti ndihmën. Bijtë e bijat e këtij populli qëndronin me popullin. Qëndronin Jasharajt dhe luftëtarët e Lirisë.

UÇK qëndroi me popullin. Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti President. Ju me avionët e jetës ndalët trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull i rilindur ju falenderon për jetë. Shteti i Kosovës është vlerë e re në rajon, vlerë e shtuar në botë dhe sjell paqe në rajon. Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtu me Serbinë.

I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe presidentit Vuçiç ta njohë Kosovën si të pavarur në kufinjtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë e të fokusohemi në vendet e punës për qytetarët tonë dhe në qeverisjen më të lirë dhe në luftimin e korrupsionit. Në mënyrë që brezave tu lëmë lirinë e respektin dhe jo luftën për territore e kufij.

Kosova është gati për tu pajtuar dhei bën thirrje Serbisë për pajtim. E bëjmë dhe në falenderim të ndihmës që na ka dhënë bashkësia ndërkombëtare.Presidenti Klinton jeni në shtëpinë tuaj. Të gjithë sot jemi në shtëpinë tonë. Zoti bekoftë Kosovën dhe aleatët e Kosovës”.


Etiketa: , ,

Pas