Kryesore

“Paqëndrueshmëri” – Parashikimi i motit sot









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 22/01/21 |
mapo.al

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë edhe për ditën e sotme pritet që moti të jetë i vranët në të gjithë territorin (edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell).



Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.


Intensiteti mesatar pritet kryesisht në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit. Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore.




Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre, dhe zonat luginore, era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrin deri në 15-20m/s. Valëzim i forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8-2.2m.



Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 1°C deri në 10°C
zonat e ulëta 3°C deri në 16°C
zonat bregdetare 7°C deri në 16°C


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas