Sunday, July 3, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Paqeruajtës në Nagorno Karabak, Rusia shtrin ndikimin në Kaukazin e Jugut

by mapo.al
28/12/2020
in Aktualitet, Bota
0

Ndërsa afron fundi i vitit, Rusia po merr një rol të ri, atë të paqeruajtësit në konfliktin 10 vjeçar mes ish-republikave sovjetike, Armenisë dhe Azerbajxhanit, lidhur me enklavën e diskutueshme të Nagorno Karabakut.

Siç njofton nga Moska korrespondenti i Zërit të Amerikës, Charles Maynes, ka të ngjarë që Rusia të mbetet për momentin fuqia kryesore e ndikimit në rajonin e Kaukazit të Jugut.

Në vetëm gjashtë javë luftime, Azerbajxhani vendosi në pozitë të vështirë forcat etnike të Armenisë në Nagorno Karabak, të mbështetura nga një arsenal dronësh i teknologjisë së lartë dhe pajisje ushtarake që ndryshuan mënyrën e luftimit në Kaukazin e Jugut.

“Gjatë 20 viteve të fundit buxheti ushtarak i Azerbajxhanit është trefishuar në krahasim me atë të Armenisë. Një pjesë e madhe e armëve janë blerë me këto para. Armë të blera jo vetëm nga Rusia, por edhe Izraeli dhe Turqia”, thotë Alexander Golts, analist.

Një marrëveshje e paqes e ndërmjetësuar nga Presidenti rus Vladimis Putin pasqyroi ndryshimet në dinamikën e forcave dhe rolin e Turqisë në veçanti për palën e Azerbajxhanit.

Marrëveshja e mbështetur nga Rusia, për aleatin e vogël të Moskës, Armeninë, nënkupton humbje të territoreve në Nagorno Karabak.

Ky rezultat nxiti festimet për fitore në Azerbajxhan dhe një krizë qeveritare në kryeqytetin e Armenisë.

“Është e qartë se ky ekip ka diskredituar veten. Unë mendoj se kjo qeveri ëndërron të japë dorëheqje, sepse këta njerëz e kanë kuptuar se nuk mund të ecin lirshëm rrugëve të Jerevanit”, thotë Karine Gevorgyan, analiste.

Sipas kushteve të armëpushimit, dy mijë paqeruajtës rusë do të vendosen në Nagorno-Karabak për 5 vitet e ardhshme, me qëllim të pengimit të përparimeve të mëtejshme të Azerbajxhanit dhe mbrojtjen e armenëve që zgjedhin të qëndrojnë.

“Sipas marrëveshjes, misioni mund të zgjatet. Unë mendoj se opsioni më i mirë është ngrirja afatgjate e konfliktit ashtu siç ndodhi në luftimet mbi Qipron”, thotë Alexander Golts, analist.

Me fjalë të tjera, një konflikt i ngrirë që ripërcakton kufijtë.

Është një situatë që siguron ndikimin rus mbi Kaukazin e Jugut ndërsa e ardhmja e Nagorno Karabakut është vështirë të parashikohet.

Tags: ArmeniAzerbajxhanKonflikti Azerbajxhan-ArmeniNagorno Karabakh

JU SUGJEROJME

Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
Bota

Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes

03/07/2022
Zelensky: Ukraina do të sjellë viza për qytetarët rusë
Bota

Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës

03/07/2022
Aksident fatal/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë, lëndohen 19 persona
Bota

Aksident fatal/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë, lëndohen 19 persona

03/07/2022
E rëndë në Tiranë / Ushtruan dhunë ndaj grave, arrestohen dy persona
Aktualitet

E rëndë në Tiranë / Ushtruan dhunë ndaj grave, arrestohen dy persona

03/07/2022
Next Post
Kërcënoi se do të shpërthente bombolën e gazit, FNSH arreston të riun në Vlorë

Kërcënoi se do të shpërthente bombolën e gazit, FNSH arreston të riun në Vlorë

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • Çfarë po prodhon shpejtësia e re e integrimit për Ballkanin Perëndimor?
  • Amnistia fiskale është një komardere për qeverinë, jo për ekonominë!
  • Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
  • Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës
  • Aktorja e njohur i jep fund beqarisë, njihuni me partnerin e saj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In