Aktualitet

“Para borxh?” Motivi i vrasjes së biznesmenit Niko Goro







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:49 - 17/10/20 |
mapo.al

Zbulohet motivi i vrasjes së sotme të biznesmenit 51-vjeçar Niko Goro në Himarë.


Sipas raportimeve të para të mediave, atentatori, i identifikuar me emrin Kliti Leka, 53 vjeç, ka qëlluar me pesë plumba në drejtim të biznesmenit për shkak borxhesh.


Kliti Leka, me profesion elektriçist, ka bërë instalime elektrike në pallatin e biznesmenit 51-vjeçar, për të cilat mendohet se nuk është paguar.



Niko Goro aludohet se i ka 70 mijë euro borxh Kliti Lekës.


Atentatori u vendos në pranga nga blutë e qytetit të Himarës në zonën e quajtur “Livadhet”, në kohë rekord.


Leka u arratis nga skena e krimit, zona e njohur si “Markata”, me një furgon tip “Volkswagen”.


Etiketa: , , ,

Pas