Aktualitet

Para dhe celularë me vete, arrestohen 6 punonjës në burgun e Peqinit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:22 - 07/06/19 |
mapo.al

6 punonjës të burgut të Peqinit janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme, me akuzën se kanë mbajtur celularë dhe para gjatë shoqërimit të paraburgosurve.



Njoftimi i policisë:


Më datë 06.06.2019, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:



– F.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)



– J.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)


– L.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– A.T (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– B.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– Y.P (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin) Arrestimi i tyre u bë për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë kanë mbajtur telefona celularë dhe vlera monetare me vete, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale nga ana e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, rezultoi se këta shtetas kanë konsumuar veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas