Policia e Tiranës ka arrestuar një person që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet.
Bashkë me një sasi të madhe dozash kokaine, atij i janë kapur edhe më shumë se 2.2 milion lekë si edhe 1 430 euro.
“Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, një automjet, shumat e parave 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Vihet në pranga poseduesi i tyre”, njofton policia.
31-veçari nga Tirana u kap në kuadër të operacionit “Suplier 2” në rrugën “Suljeman Delvina” dhe tashmë duhet të japë llogari për veprën penale të “prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.