Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka treguar edhe njëherë se nuk preferon t’i nënshtrohet stereotipeve. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ku shihet me të brendshme të zeza, Rexha nuk ka ngurruar të shprehë mirënjohjen për vitet mbi supe.
“Së fundmi një producent muzike mashkull më tha se po plakesha shumë dhe se imazhi im ishte “konfuz”. Sepse… jam një kantautore dhe postoj foto seksi në Instagrami-n tim dhe se kjo nuk është gjëja që bëjnë kantautoret femra, sidomos në moshën time. Jam 29 vjeçe.Më ka ardhur në majë të hundës me të qenit brenda një kutie. Unë vendos rregullat e mia.
Jam lodhur me vajzat që etiketohen si “shtriga” kur plaken dhe djemtë që etiketohen si seksi me kalimin e kohës. Gjithsesi, unë mbush 30 vjeç në 30 gusht dhe e dini çfarë, nuk do t’ia mbath! Nuk do të gënjej për moshën apo të bëj këngë që e ndjej se do të shesin më shumë, sepse ngjajnë si për më të rinj. Do t’i festoj vitet e mia, sepse jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni, jam një e dashur më e mirë sesa 10 vite më parë”– ka shkruar Bebe Rexha.
https://www.instagram.com/p/B1EYi9KlvEL/