Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë
Një maune dhe një makinë tip ‘Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht s’ka njerëz të lënduar dhe dëmet janë vetëm materiale.
Policia ka nisur hetimet dhe shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar.