“Në rast nevoje, Meta do të jetë ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës”. Kështu shprehet zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi në një reagim ndaj statusit të Edi Palokës, i cili me ironi tha se Rama nuk ka pse e zgjat shkarkimin e Presidentit Meta.
“Mblidh ata që i quan deputetë, futi nje votim në atë që e quan parlament, shkarko Presidentin Meta e zgjidh një nga pallat e tu. Prit sa te dali Meta nga zyra, shkallmo deren e zyrës dhe e zgjidh problemin”, shkruan Paloka. Në përgjigje të tij, Blushi shkruan “të mos shohin ëndrra të tilla, sepse Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet çdo thirrje dhe dekreti të tij në mbrojtje të Republikës dhe rendit kushtetues”.
Të gjitha këto mesazhe të koduara, duket qartë se shkojnë për Edi Ramën.
Më poshtë statuset e plota në facebook të Edi Palokës dhe Tedi Blushit
- Paloka:
“Pse e zgjat kot Rama shkarkimin e Presidentit?!
Nuk e kuptoj cfare shqetesimi ka Rama per shkarkimin e Presidentit?! Cfare rendesie ka cfare thote Kushtetuta? Cfare rendesie ka se ne fund vendos Gjykata Kushtetuese?
Nuk e kuptoj pse nxjerr nje here Tao Pallen e nje here Spiropallen e cdo palle tjeter te “rilindjes” qe perpiqen me deklarata rrumpalle t’ju mbushin mendjen shqiptareve se Rama dhe “rilindja” po luftojne per drejtesi dhe ne mbrojtje te Kushtetutes…?!!!
Shko ore palle, mblidh ata qe i quan deputete, futi nje votim ne ate qe e quan parlament, shkarko Presidentin Meta e zgjidh nje nga pallat e tu. Eksperiencen e 30 qershorit e ke, prit sa te dali Meta nga zyra, shkallmo deren e zyres dhe e zgjidh problemin…”
- Blushi:
“Lidhur me sugjerimin e z.Paloka që Parlamenti (e përsërisim qartë se ka vetëm 82 deputetë legjitimë, sipas deklaratës së qartë që ka bërë Presidenti Meta në Pogradec në 20 mars 2019), të shkarkojë Presidentin apo sugjerimi tjetër që të pushtojnë Presidencën kur Presidenti Meta të mos jetë në zyrë, u bëjmë të qartë të gjithëve:
Të mos shohin ëndrra të tilla, sepse të gjithë shqiptarët e dinë se Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet çdo thirrje dhe dekreti të tij në mbrojtje të Republikës dhe rendit kushtetues.
Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai është dhe do të jetë në rast nevoje ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës”.
Lexo edhe:
Balla publikon listën e shkeljeve: 55 firma për shkarkimin e Metës