Aktualitet

Paralajmërimet për tërmetet/ Meta: Kjo tregoi se duhet t’i dëgjojmë shkencëtarët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:22 - 10/12/19 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta tha se paralajmërimet e tij për tërmetet, treguan se duhen dëgjuar ekspertët.


I Ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se ai nuk është gjitholog, por theksoi se shteti duhet të jetë i parapërgatitur për të tilla fatkeqësi.


“Ka pasur paralajmërime nga qendrat sizmiologjike të rajonit, që më kanë detyruar të bëj një ftesë paralajmëruese për të tërhequr vëmendjen për marrjen e masave. Kam mbaruar për ekonomi dhe një nga degët kryesore të ekonomisë janë statistika dhe probabiliteti. Dhe kur i njeh ato, të ndihmojnë për të kërkuar zgjidhje për parandalimin e situatave. Unë duhet t’u drejtohesha institucioneve shtetërore për të marrë masa. Kjo tregoi që duhet t’i dëgjojmë shkencëtarët. E rëndësishme për shtetin dhe institucionet është që në çdo moment duhet të jenë të gatshëm për të minimizuar pasojat e fatkeqësive. Nuk është e vetmja shkresa, ka qëndrime të vazhdueshme të presidentit për të parandaluar dhe për të marrë masat për fatkeqësi të kësaj natyre apo të natyrave të tjera”, tha Meta.





Etiketa: , ,

Pas