Sunday, July 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Paralajmërimi i Bashës në Kryesinë e PD: Na presin muaj të vrullshëm

by mapo.al
18/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të kryesisë ka paralajmëruar për një aksion të vrullshëm në muajt në vijim, pasi siç thotë ai ‘e tillë është edhe beteja që na pret’.

Burime për MAPO bëjnë të ditur se Basha ka thënë para kryesisë së “çdo ditë që nuk përdoret për të përsosur Partinë Demokratike është ditë pushteti që i dhurohet armikut të demokracisë”.

Po ashtu, lideri i opozitës është shprehur se pavarësisht humbjes në 25 prill, shqiptarët i kanë dhënë një fuqi edhe më të madhe, ndaj kërkon që shoqërisë t’i shtrihet dora e bashkëpunimit.

“Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm, sepse e tillë është beteja që na pret. Ne jemi të vetëdijshëm që ato që janë në dorën tonë për t’u përmirësuar duhen të përmirësohen një orë e më parë, sepse çdo ditë e humbur, çdo ditë që nuk përdoret për përsosjen e PD, është një ditë pushtetit që i dhurojmë armikut të demokracisë.

Shqiptarët na dhanë një fuqi edhe më të madhe në 25 prill, demokratët mbështetën vizionin që ju parashtrova gjatë kësaj gare, ndaj detyra jonë është t’i përgjigjemi kësaj mbështetje të shqiptarëve dhe demokratëve duke treguar që jemi dhe do të mbetemi një parti e shoqërisë, një parti e hapur.

Ndaj detyra ime është që në përgjigje të kësaj mbështetje shoqërore që morëm, pa asnjë pushtet, të jemi edhe më të hapur edhe më pranë shoqërisë, t’i shtrijmë dorën e bashkëpunimit shoqërisë dhe t’ju them ejani ta ndryshojmë bashkë këtë realitet, ejani ta rrëzojmë bashkë këtë regjim armik të demokracisë, ejani në PD dhe ta ndërtojmë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin”, është shprehur ndër të tjera Basha.

Basha mësohet të jetë shprehur se reformat janë në funksion të suksesit të betejës për fitore, duke theksuar se do ta forcojnë dhe thellojmë aleancën me shoqërinë.

“Ne do ta forcojmë dhe thellojmë aleancën me njerëzit dhe grupet e interesit duke i përfshirë ata më shumë në vendimmarrje. Kjo është detyra jonë. Përballë kemi një kundërshtar që e ka përcaktuar qartë aleancën e tij, atë me krimin dhe oligarikinë. Ne kemi një mision më të madh, të marrim me vete shumicën dërrmuese të shqiptarëve që duan ndryshimin, duan demokracinë dhe shohin te ne shpresën e vetme për realizimin e tyre.

Ne e kemi bërë këtë përpara 25 prillit, kontratat me grupet e interesit, etj. Ne do ta vazhdojmë edhe më tej duke u bërë zëri i çdo shqiptari. Do të kemi platforma politike për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe po ashtu do të mundësojmë nëpërmjet iniciativave ligjore ndryshime që të mundësojnë përfaqësim më të mirë, më të denjë dhe më demokratike.

Ne kemi lindur si partia e njerëzve të lirë, përgjegjësia dhe misioni ynë mbetet shërbimi ndaj njerëzve për të sjellë liri dhe demokraci për të gjithë, në këto ditë të vështira për vendin, kjo arrihet vetëm duke i përfshirë edhe më shumë njerëzit, duke i dhënë zë më të fortë rolit të tyre në parti dhe në shoqëri. Ky duhet të jetë synimi ynë dhe bashkë, demokratë dhe qytetarë të thjeshtë, do ta bëjmë realitet”, ka dhënë Basha.

Tags: kryesia e pdLulzim Basha

JU SUGJEROJME

“Një shqiptar “kundër” hebrenjve”, Ambasada e Izraelit notë proteste Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë
Aktualitet

“Një shqiptar “kundër” hebrenjve”, Ambasada e Izraelit notë proteste Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

16/07/2022
Vajza e mitur lind jashtë-martese, e ëma e saj denoncon shqiptarin për përdhunim
Bota

6 vite burg për babain e 7 fëmijëve, abuzoi seksualisht me një vajzë

16/07/2022
Rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, Manastirliu: Do të ketë edhe shpërblime
Aktualitet

Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve ‘Omicron’ në Shqipëri!

16/07/2022
Rama: Mali i Zi do t’i bashkohet Ballkanit të Hapur, mbështesim Kosovën për në KE
Aktualitet

Hapja e negociatave/ Rama dhe 15 zyrtarë të lartë nisen të hënën drejt Brukselit

16/07/2022
Next Post
Përplasja me armë në ish-bllok, Meviol Bilo s’do bëjë burg – Vendimi

Përplasja me armë në ish-bllok, Meviol Bilo s'do bëjë burg - Vendimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • “Një shqiptar “kundër” hebrenjve”, Ambasada e Izraelit notë proteste Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë
  • 6 vite burg për babain e 7 fëmijëve, abuzoi seksualisht me një vajzë
  • A i duan të gjithë njerëzit thashethemet?
  • Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve ‘Omicron’ në Shqipëri!
  • Hapja e negociatave/ Rama dhe 15 zyrtarë të lartë nisen të hënën drejt Brukselit



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In