Bota

Paralajmërimi i Boris Johnson: Karantina mund të zgjasë deri në verë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 22/01/21 |
mapo.al

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se kufizimet kundër Covid mund të jenë në fuqi dhe gjatë muajve të verës.



Johnson është nën presion nga anëtarët e partisë së tij, të cilët po kërkojnë që ai të miratojë një plan “për të lehtësuar bllokimin sa më shpejt“, në mënyrë që qeveria të përmbushë objektivin e saj për të vaksinuar 15 milionë persona, një qëllim që ai dëshiron ta realizojë deri në 15 shkurt.


“Vaksinimet do të sigurojnë imunitet nga Covid-19, por imunitetin nga Covid duhet ta sigurojmë gjithashtu edhe nga bllokimet dhe kufizimet”, tha në një deklaratë ligjvënësi i Torit, Mark Harper.




Dyqanet, restorantet dhe shkollat ​​janë të mbyllura. Kufizimet kërcënojnë ta shtyjnë ekonominë në një tjetër recesion, rënia më e keqe ekonomike në tre shekuj.

Lexo edhe :  Letra e mjekëve për Manastirliun: S'kemi doreza, maska dhe dezinfektantë


Mbi 1,290 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 95,829, numrin më të lartë të viktimave në Europë.


47


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas