Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Paralajmërimi i çiftit amerikan: Nëse jeni një grua, mos shkoni kurrë në Maltë

Sipas ligjit të Maltës për abortin, i cili daton në vitin 1850, aborti është i ndaluar në të gjithë vendin dhe gratë që abortojnë përballen me burgim deri në tre vjet

by us er1
30/06/2022
in Bota, Globi, Kryesore
0

Turistja amerikane Andrea Prudente u bë lajm në mediat ndërkombëtare, pasi mjekët e spitalit Mater Dei në Maltë nuk pranuan të bënin operacionin, pas abortit spontan.

Historia e saj, e denoncuar nga OJQ, ‘Doctors for Choice Malta’ dhe ka tërhequr vëmendjen e shtypit në mbarë botën, duke vënë në lëvizje organizata të shumta humanitare. Dhe kështu, në fund, edhe me jo pak rreziqe për shëndetin e saj, turistja e re amerikane dhe partneri i saj arritën të mbërrijnë në ishullin Mallorca, në Spanjë, për të përfunduar ndërprerjen e asaj shtatzënie në javën e 16.

Disa ditë pas operacionit, në pritje për të rimarrë forcat për të qenë në gjendje të largohen për në Shtetet e Bashkuara, fotografja e Seattle dhe partneri i saj Jay Weeldreyer nuk e fshehin mundësinë për të paditur qeverinë malteze, Ndërkohë, ata lëshojnë një paralajmërim: “Nëse njihni një grua, nëse doni një grua, ose nëse jeni grua, mos shkoni në Maltë”.

Andrea, në javën e 16-të të shtatzënisë, filloi të ndihej e sëmurë dhe u shtrua në Poliklinikën Mater Dei në Maltë, ku mjekët i thanë se placenta ishte çarë dhe lëngu amniotik ishte përha[ur, duke shtuar se fëmija që ajo mbante nuk kishte asnjë shans për të mbijetuar.

“Kisha dhimbje shumë të forta, i kërkova të vazhdonin me ndërprerjen e shtatzënisë por ata refuzuan, më ofruan një qetësues dhe më thanë se duhet të prisja që fetusi të ndalonte”, tregon 38-vjeçarja.

Sipas ligjit të Maltës për abortin, i cili daton në vitin 1850, aborti është i ndaluar në të gjithë vendin dhe gratë që abortojnë përballen me burgim deri në tre vjet, ndërsa mjekët praktikantë përballen me deri në katër vjet, përveç humbjes së licencës mjekësore. Kjo histori ka tronditur jo vetëm opinionin publik në një kohë kaq të vështirë për të drejtat e grave, që nga vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, por edhe mjekët.

Të hënën,’Doctors for Choice’ paraqiti një peticion ligjor në gjykatat civile të Maltës, i nënshkruar nga 135 mjekë, duke bërë thirrje për një rishikim të ndalimit të abortit. Mjekët thonë se ligji i lidh duart në raste si ai i Prudente, ku profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të peshojnë kujdesin që i ofrojnë një pacienteje kundrejt rrezikut për t’u ndjekur penalisht.

Ndërkohë, Andrea dhe Jay përshëndetën vogëlushen e tyre të lindur në Majorka dhe varën një yll në një pemë, siç është praktikë në spitalin spanjoll, në kujtim të vajzës që nuk do të kenë. Tani ata do të duhet të jetojnë dhe ta kapërcejnë këtë dhimbje, por ata janë gati për një betejë të gjatë, veçanërisht civile: “Sapo të jemi në shtëpi dhe të jemi përballur me pikëllimin, do të ndërmarrim çdo veprim kundër Maltës. Ajo që ndodhi ishte çnjerëzore dhe ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur që të mos përsëritet. Ne synojmë t’i çojmë në gjyq”.

Tags: abortimalteturistja amerikane

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
NATO nxjerr hartën e Lindjes, Shqipëria do dërgojë trupa në Bullgari

NATO nxjerr hartën e Lindjes, Shqipëria do dërgojë trupa në Bullgari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In