Kryesore

Paralajmërimi i fortë i Metës: Le ta provojnë po të duan dhe e shohim se kush e shkarkon njëri-tjetrin







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:45 - 18/09/20 |
mapo.al

Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë sot për mazhorancën, duke deklaruar se shpërndarja e Kuvendit nuk është e pamundur.


Duke folur për ligjin e përgatitur nga shumica parlamentare për kufizimin e kompetencave të Presidentit, Meta tha se populli i dy marsit është ende në shesh dhe presidenti i përket pikërisht këtij populli, që sipas tij, kërkon shpërndarjen e parlamentit.


“Nuk ka ligj antikushtetues nga një Parlament jo Kushtetues si ky që është aktualisht, që pengon Presidentin të përmbushë misionin në mbrojtje të Kushtetutës dhe pluralizmit politik. Mazhoranca e ka provuar me Presidentin 3 me zero. Pavarësisht nga lobimi dhe pavarësisht nga miliardat.



Mos e ktheni betejën me Presidentin se ky është Presidenti i popullit të 2 Marsit dhe jo i LSI-së e as i opozitës. Populli i 2 marsit është aty. Është shtuar dhe prapë kërkon të shpërndahen. Unë them ta zgjidhim në mënyrë demokratike. Duan të shpërndahen para 25 prillit të mos dinë ku të futen ta provojnë. Unë këtu jam. Duan të më shkarkojbë të vijnë këtu dhe ta provojnë.


Të shohim kush do të shkarkojë njëri tjetrin. Presidenti ka respektuar Kushtetutën jo grushtin e shtetit. Nuk trembet më njeri në këtë vend tremben të tremburit”, u shpreh Meta.



Etiketa: , , ,

Pas