Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke deklaruar se do të shkatërrohet në qoftë se një konflikt shpërthehet midis dy vendeve.
“Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit”, tha ai në një postim në Twitter. “Asnjëherë mos kërcënoni Shtetet e Bashkuara!”. Deklarata e Trump vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije luftarake shtesë dhe avionë bombardues në Lindjen e Mesme, pasi tensioet mes dy vendeve u rritën tejskajshmërisht.
Vetëm disa ditë më parë, presidenti u tha ndihmësve se ai nuk donte që presioni i Shteteve të Bashkuara kundër Iranit të kthehej në një konflikt. Dhe kur u pyet nga gazetarët të enjten e kaluar nëse SHBA do të luftonte, Trump u përgjigj: “Nuk shpresoj“. “Unë nuk jam dikush që dëshiron të hyjë në luftë, sepse lufta dëmton ekonomitë, lufta vret njerëzit më e rëndësishmja – shumë më e rëndësishmja”, tha Trump.
Edhe ministri i Jashtëm i Iranit të shtunën këmbënguli se nuk kishte oreks për luftë. “Nuk do të ketë një luftë pasi as ne nuk duam një luftë as askush nuk ka iluzionin që ata mund të përballen me Iranin“, tha Mohammad Javad Zarif për agjencinë shtetërore të lajmeve Irna.