Kryesore

Paralajmërimi i Metës: Do publikoj emrat e atyre që do votojnë sot kundër “5 qershorit”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 05/10/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje sot mazhorancës dhe opozitës parlamentare të heqin dorë nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor.






Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryetarin e Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Shefik Xhaferovi, Meta paralajmëroi se do të publikojë të gjithë emrat e deputetëve që do të votojnë sot kundër marrëveshjes së “5 qershorit”.


“E ashtuquajtura mazhorancë të kthjellohet, të kthjellohen edhe të ashtuquajturit opozitarë në Parlament. Sot ai që ngre dorën për të prekur 5 qershorin, përveç listave të hapura 100%, ai ngre dorën kundër integrimit europian të Shqipërisë. Vendos interesin e partisë mbi interesin kombëtar. Kushdo që ngre dorën, ta dijë që përgjegjësinë do ta ketë edhe individuale.





Kjo është përmbysje e pabesë dhe antishqiptare. Presidenti do t’i publikojë emrat e atyre që do të bëjnë një gjë të tillë para të gjithë shqiptarëve, për t’iu treguar se kush janë ata që duan ta kthejnë Shqipërinë atje ku ishte para 30 viteve.



Lexo edhe :  Shkodër/ Basha me demokratët: As PS as PSD, një regjim i vodhi zgjedhjet

Duan të mbyllin një derë që nuk ka zot që mund ta bëjë, të mbyllin derën e integrimit europian të Shqipërisë. Presidenti dhe 3 milionë shqiptare do të tregojnë se Europa është në zemrat e tyre, Eurpa nuk është vetëm euro, është liri, model, perspektivë. Sot ta tregojnë se janë me partinë apo me të ardhmen europiane?”, u shpreh Meta.



LEXO EDHE: 

Meta: Keqardhje për mbylljen e ambasadës shqiptare në Sarajevë, kam qenë kundër

1


Etiketa: , , , , ,

Pas