Përpara publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian, avokat Spartak Ngjela bëri një paralajmërim online.
“Sipas të dhënave paraprake, raporti i Komisionit Europian godet ashpër sot Rexhep Taip Erdoganin si antidemokrat.
Do të jetë e rëndë për korrupsionin kryeministror shqiptar. Çdo bëjë Rama dhe Saliu???
Do të kemi shumë njoftime dhe lajme të tilla. Dhe do ta shohim shqetësimin e të korruptuarve.
Nuk duhet të shkojnë më tej me marrëzitë e tyre këta të korruptuar.
Tani mund të thuhet se është, hetuar gjithëçka – edhe korrupsioni në të gjitha aspektet e tij dhe për të gjithë pushtetarët; por edhe shitjet e interesit kombëtar.
Sot do shohim këtë shfaqje: gëzimin e shqiptarëve dhe shqetësimin mërzitor të korrupsionit të lartë,” shkruan Ngjela.