Aktualitet

Paralajmërimi i OBSH: Shpërthimet e sëmundjeve vdekjeprurëse janë…






               Publikuar në : 10:31 - 07/06/19 |
mapo.al

Bota po hyn në një fazë të re, ku shpërthimet e mëdha të sëmundjeve vdekjeprurëse, si Ebola, janë “një normale e re”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Shpërthimet e mëparshme të Ebolës kanë prekur një numër relativisht të vogël njerëzish.


Por, Republika Demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin e dytë më të madh, vetëm tre vjet pas shpërthimit më të madh në botë. OBSH-ja tha se vendet dhe mekanizmat e tjerë duhet të përgatiten për shpërthime të epidemive të reja vdekjeprurëse.

Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit. Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve. Gjatë disa muajve të fundit ka pasur 2,025 raste të Ebolës dhe 1,357 vdekje nga virusi në Republikën Demokratike të Kongos.

Shpërthimi më i madh që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2014-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.

Atëbotë janë raportuar 11,310 vdekje. /Rel/


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas