Kryesore

Paralajmërimi për Ramën: Edhe vandalët shkatërruan vilat luksoze të romakëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 03/04/18 |
mapo.al

Tensioni në Kukës por edhe në Tiranë mbetet shumë i lartë. Ndërkohë analisti Artur Zheji, në një editorial në portalin ‘360grade.al’ bën një krahasim mes protestës aktuale dhe asaj të 21 Janarit.






“Berisha dhe ata që e rrethonin, ranë më 21 Janar, në grackën emocionale, të panikut apo të revanshit të protestës dhe armët shkrepën në mënyrë vrastare.


Po të mos ishte për ndërhyrjen amerikane, Shqipëria do të bëhej lëmsh dhe flakë e zjarr, si në vitin ’97, duke hyrë edhe njëherë në dyert e Ferrit të luftës për pushtet.







Aty u kuptua që Berisha kish rënë, pavarësisht çdo të mund të bënte ai më pas,” shkruan Zheji.



Sipas tij, edhe Edi Rama po shkon drejt fillimit të fundit me qasjen ndaj protestës së kuksianëve.



“Kryeministri nuk po e kupton apo nuk do ta kuptojë, se kësisoj ka hyrë në spiralen e Berishës së vitit 2011, duke parapëlqyer forcën, kundrejt arsyes.

Është ky eksitimi i pushtetit?

Mos vallë kuksianët i duken vërtet ca njerëz të egjër, “barbarë” dhe që duhen shpërfillur?

Termin barbarë e kanë përdorur për së pari romakët, për popujt jo latinë, që sulmonin Perandorinë e tyre. Kryeministri ynë i “kulturuar” duhet ta dijë këtë.

Edhe “Vandalët”, ishin fise gjermanike që shkatërronin vilat luksoze të romakëve dhe e dogjën Perandorinë romake të rënë në dekadencë.

Janë pra për kryeministrin “Kuksianët”, ca joshqiptarë zjarrvënës?

Porse mjerisht Shqipëria është ndarë tani në dy klasa të reja, në luftë me njëra-tjetrën: Të Pasur dhe të Varfër.

Dhe Rama, me arrogancën dhe padijeninë e tij, që i ka funksionuar mrekullisht deri tani, duke zbatuar skemën e ndarjes së llokmave, për të fuqishmit e këtij vendi, qofshin këta sipërmarrës apo kryebanditë lokalë votëmbledhës, po hedh sot benzinë aty ku duhet të hedhë ujë.

Duke shënuar kështu, fillimin e fundit të vet të parakohshëm,” shkruan Zheji.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas