Vetëm 24 orë pas përurimit dhe hapjes së rrugës së Arbrit, Policia Rrugore ka marrë nën kontroll situatën e qarkullimit në këtë aks.
Çdo parakalim i gabuar, manovër e rrezikshme apo tejkalim shpejtësie është monitoruar dhe penalizuar rreptësisht nga efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës.
Pamjet e ofruara tregojnë një qytetar që me automjetin e tij luksoz ka bërë një parakalim të gabuar duke vënë në rrezik qarkullimin në atë aks.
Ai është ndaluar dhe gjobitur menjëherë nga efektivët e policisë.
Për më shumë, mund të shihni videon e mëposhtme.