Aktualitet

Paralajmëruan protestë, mjekët sot takim me Ramën për 4 kërkesat




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 24/09/20 |
mapo.al

Ashtu siç ishte përcaktuar, sot pritet takimi mes një grupi të mjekëve të QSUT-së me përfaqësues të zyrës së bashkëqeverisjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë në ambientet e qendrës për hapje dhe dialog (COD) në Kryeministri.


Mësohet se një grup prej 4 mjekësh, konkretisht Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi si dhe Arjan Mezini, do të paraqitën në këtë tryezë, ku e pranishme mësohet se do të jetë dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.


Në këtë takim do të diskutohen 4 kërkesat e sindikatës së mjekëve. Kujtojmë se mjekët bënë një kërkesë në polici për të zhvilluar sot tubimin e tyre në oborrin e QSUT. Ndërkohë që nga policia erdhi një përgjigje negative për ta, pasi në kushtet e pandemisë nuk mund të mbaheshin protesta.



Mësohet gjithashtu se drejtoria e QSUT i ka bërë presion mjekëve për të hequr dorë nga protesta, për shkak të rrezikut nga pandemia e COVID-19.


Kërkesat e mjekëve:


-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas