Kryesore, Sociale

Paralizohen disa zona në vend, pezullohet mësimi, bllokohen rrugë e fshatra

Reshjet e dëborës, temperaturat dhe ngricat prej disa ditësh mbizotërojnë në disa qarqe të vendit nga veriu në jug. Krahas problemeve në qarkullimin e mjeteve, shqetësime të tjera ka patur edhe në furnizimin me energji elektrike.


Fatmirësisht deri në këto momente nuk janë raportuar raste të emergjencave shëndetësore.  Ndërkohë vijojnë të trajtohen me kripë akset kryesore që lidhin rajonet e ndryshme të vendit.

GJENDJA

Pezullohet mësimi në qarkun Dibër, Korçë dhe në zonat e Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Edhe në Qarkun e Gjirokastrës në pjesën më të madhe të shkollave sot nuk është zhvilluar mësim.

Në qarkun Kukës me përjashtim të pak shkollave në qytet, në të gjitha institucionet e tjera arsimorë nuk është zhvilluar proces mësimor.

Në Korçë janë bllokuar zonat e Mokrës, Panaritit dhe Gorës, ndërsa ka probleme të mëdha me lëvizshmërinë e mjeteve në pjesën më të madhe të rrugëve ku është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.

I vetmi aks i bllokuar totalisht është ai në Devoll, Miras-Arrëz ku dëbora ka shkuar mbi 70 cm.

Në qarkun Dibër mjaft zona janë të bllokuara ndërsa akset rurale të pakalueshme. E vetmja rrugë që kalohet është aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë me zinxhirë.

Ndërsa Rruga e Kombit është e kalueshme me zinxhirë, por në disa akse ka probleme.

Po ashtu në shumë zona të thella të qarqeve Kukës, Dibër dhe Korçë ka mungesë të energjisë elektrike.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas