Aktualitet

Paralizohet lëvizja e makinave në Elbasan-Korçë, Salianji: S’ka borëpastruese














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 13/02/21 |
mapo.al

Trafiku i rënduar për shkak të reshjeve të dëborës ka bllokuar edhe aksin Elbasan-Librazhd.





Në videon e publikuar nga ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, duken radhë të gjata automjetesh në Labinot.


Rruga mbetet e pakalueshme. Salianji thotë se përgjatë këtij segmenti nuk patrullon asnjë borëpastruese.





Më parë është bllokuar edhe aksi Prrenjas-Librazhd.


Ministrja Belinda Balluku njoftoi se nga ora 20:00 e darkës nuk do të lejohen më të qarkullojnë në akset kombëtare mjetet e tonazhit të rëndë për shkak se bllokojnë borëpastrueset.

Ky vendim që ndalon lëvizjen e trajlerave dhe kamionëve, do të mbetet në fuqi deri mëngjesin e të hënës. Reshjet e borës parashikohet të vijojnë edhe gjatë orëve të natës.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas