Bregdeti i Vlorës mund të jetë i mrekullueshëm por jo duke u kaluar në trafik. Një situatë skandaloze në Vlorë që përsëritet ndër vite dhe ende s’po gjejnë një zgjidhje.
Radhë kilometrike automjetesh në drejtim të Orikumit dhe anasjelltas nga Orikumi në Vlorë.
Një rrugë me dy korësi e cila nuk e përballon dot fluksin e lartë të automjeteve duke filluar nga e premtja deri të dielën në orën 23:00.
Janë afro 30 km që në ditë të zakonshme bëhen për rreth 25 deri 30 minuta ndërsa duke filluar nga e premtja dhe përgjatë fundjavës duan më shumë se 90 minuta apo më tepër.
Shkatërruese për automjetet ku çdo herë gjatë rrugës vë re automjete që hapin krahun, parkojnë, pasi dëmtohen nga nxehja që shkakton koha e gjatë në trafik.