Kryesore, Shëndeti

Parandalimi i diabetit – Si ndikon ngrënia e mëngjesit çdo ditë

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, këtë AgroWeb.org e ka theksuar vazhdimisht. Të mirat e ushqyerjes së shëndetshme që në orët e para të ditës janë të larmishme.


Një prej tyre konfirmohet nga ekspertët gjermanë sipas të cilëve, heqja dorë nga mëngjesi edhe në raste të rralla, rrit rrezikun e diabetit të tipit 2. Për arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët analizuan të dhënat e mbi 96,000 personave.

Këto të dhëna treguan se heqja dorë nga mëngjesi një herë në javë rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 me 6 përqind. Kjo shifër rritet deri në 55 përqind nëse njeriu heq dorë nga mëngjesi 4-5 herë në javë.

Diabeti, një sëmundje që rrezikon edhe fëmijët

Mjekët në vendin tonë kanë vënë re një numër në rritje të rasteve të diabetit. Vetëm në mesin e fëmijëve vërehen 25-30 raste të reja të diabetit të tipit 1 në vit.

Ndonëse statistikat nuk janë të plota, specialistët thonë se shkaku kryesor në shtimin e rasteve të diabetit është ushqyerja e keqe. Sipas shoqatës Fëmijët dhe të Rinjtë me Diabet, të cilës i referohet AgroWeb.org, në vendin tonë është alarmant fakti se diabeti po prek edhe fëmijët e vegjël nën 7 vjeç.

Roli i mëngjesit në parandalimin e diabetit

Po të marrësh në konsideratë lidhjen mes diabetit të tipit 2, sheqernave në gjak dhe insulinës, nuk është habi që ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e sëmundjes.

Në fakt, besohet se heqja dorë nga mëngjesi nxit rezistencën ndaj insulinës. Kur rezistenca ndaj insulinës bëhet kronike, kthehet në fakt rreziku për diabetin e tipit 2.

Nga ana tjetër heqja dorë nga mëngjesi rrit nivelin e sheqerit në gjak që vazhdon edhe në vaktet e mëtejshme. Kësisoj, trupi është në kthetrat e stresit të vazhdueshëm që bëhet faktor në përzgjedhjen e ushqimeve të pashëndetshme.

Dy justifikimet më të përsëritura nga njerëzit që nuk hanë mëngjes janë: mungesa e urisë dhe e kohës. Por pavarësisht tyre, askush nuk duhet t’i thojë ‘jo’ një mëngjesi që përmban vezë, kos dhe fruta.

Një mëngjes i tillë ofron proteinë, fibër e karbohidrate, të mjaftueshme për një ditë plot me energji.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas