Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus denoncimet e PD në institucionet e drejtësisë lidhur me krimet zgjedhore e pretenduara.
Janë gjithsej 70 kallëzime të bëra nga Partia Demokratike deri më tani, që kanë të bëjnë kryesisht me indicie, dyshime dhe prova për krime zgjedhore.
20 prej tyre i janë drejtuar SPAK, ndërsa 50 të tjera në prokuroritë e rretheve për individë apo funksionarë publikë, që akuzohen për intimidim të zgjedhësve, përdorim të administratës, apo kërcënime me vendin e punës.
Kjo është porosia që kreu i PD Lulzim Basha u ka lënë strukturave që prej fillimit të përgatitjes për fushatën elektorale.
Rasti i Dibrës në 2016 tregoi se vënia në punë në kohë e prokurorisë çon në zbulimin e dokumentimin e krimit me votën.