Aktualitet

Parandalohet vrasja në Elbasan, në pranga Silvester Lleshi






               Publikuar në : 09:31 - 21/05/19 |
mapo.al

Një konflikt mes disa personave, ka përfunduar me nxjerrjen e armëve në Bradashesh të Elbasanit. Policia e këtij qyteti bën me dije se ka arrestuar 25-vjeçarin Silvester Lleshi, i cili me anë të një arme zjarri tip ‘Zastava’ ka kanosur një person me inicilae F.C. I riu u arrestua kur konflikti ende nuk kishte përfunduar.


“Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë të përfshirë në konfliktin e armatosur, E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale moskallëzim i krimit. Ndërkohë policia ka sekuestruar në cilësinë e porvës matriIale pistoletën tip “Zastava” e cila ishte e mbushur me 5 fishekë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale te ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Kanosje”  në ngarkim të shtetasit  S.LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimi” , në ngarkim të shtetaseve E.Q dhe F.B”, – thotë policia.

Njoftimi

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën. Sekuestrohet një armë zjarri dhe fishekë luftarakë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës. Në pranga dhe dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt për motive të dobëta. Policia e Elbasanit  ka marrë njoftimin se në fshatin Bradashesh të Elbasanit po ndodh një konflikt   ku njëri prej tyre ka dhe armë zjarri. Vlerësimi i situatës dhe reagimi në kohë i shërbimeve të policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, ku njëri prej shtetaseve të përfshirë në konflikt po kanoste me armë zjarri  një shtetas tjetër.

Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit , Policia kapi  në  flagrancë me armë zjarri pistoletë  shtetasin  S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti  për  motive të dobëta  ka kanosur me armë zjarrit  shtetasin F.C.

Ne cilësinë e provës materiale është sekuestruar  një armë zjarri tip Zastava me 5 fishekë . Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit   E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan,  për veprën penale moskallëzim i krimit.Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale te ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Kanosje”  në ngarkim të shtetasit  S.LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimi” , në ngarkim të shtetaseve E.Q dhe F.B.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas