Aktualitet

Paraqitja historiko-gjeografike e Çamërisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 20/03/20 |
Nga Nexhat Merxhushi

DR.DHIMITER APOSTOL MEKSI(1855-1908)-ANETAR I SHOQATES FILOLOGJIKE TE STAMBOLLIT-STUDIUES I DOKEVE DHE I ZAKONEVE TE CAMERISE


Dhimiter Meksi ka lindur me vitin 1855 ne Labove.



I ati I tij Apostoli,etnologu I pare shqiptar,njihet edhe si mesuesi I toskerishtes I Hahn-it.


‘’ne vitet e tij shkollore ne Gjimnazin Zosimea shkroi edhe shume vjersha,disa prej te cilave me vone I botoi ne nje permbledhje poetike me titullin Anemona’’(Stylos,Niko:Dhimiter Panajot Meksi’’-ne shtyp).

Pasi mbaroi gjimnazin,kreu studimet ne Fakultetin e Mjekesise te Universitetit te Athines,ku u diplomua ne vitin 1878.

Sipas statutit te shoqates ‘’Lidhja e miqeve shqipetare’’(Athine,1883),rezulton se Dh.Meksi ishte nje prej anetareve themelues.

Po kete vit filloi edhe disertacionin me teme ‘’Anomalite e zgavravete veshkave.’’

Ushtroi profesionin e mjekut ne Parge,Paramithi e Margellec.Me 1905 u arrestua nga turqit si ‘’propagandist I rrezikshem’’ per veprtimtari patriotike dhe beri burg ne Janine.

Deshen ta internojne ne Jemen,po e shpetuan miqte,me sa ka trefuar vellai I tij Ismail Turku(Spiro Meksi).Pas kesaj u semur dhe erdhi ne fshatin e lindjes ku jetoi pak kohe,por gjithmone I rrethuar nga dashuria dhe respekti I bashkefshatareve.Vdiq me 1908.

Ne moshe fare te re,student ne Athine,I shkruan nje leter me alfabetin e Stambollit Jeronim De Rades,qe u zbulua nga Vangjel Th. Meksi ne Arshivin Qendror te Tiranes me 5 dhjetor 1969:

‘’ Zoti Gerolomo De Rada,

Shqipetaret me gezim te madh kerkojne te veshtrojne te shkruhete sec benete per memene Shqiperi qe nuk mundi me te mblidhet e te behet nje.

Me gezim te madh mbesova edhe per zoterrine tende,per librat qe ke krijuar dhe per te perkoheshmen(gazeten) qe qit tani shqiperisht e italisht.Ky gezim me beri te te shkruaj kete karte ndonese nuk njihemi dhe te lut o zot I vyere te marr ketej e tutje te perkoheshmen edhe ndonje liber me kenge qe ke kryer zotrote.

Besoj se do me ndjesh dhe marr tharros ( guxim)te te dergoj me poste ca kenge gerqisht qe nderkohe kam bere dhe ca shqip qe po bej tani,ndonese e di qe nuk velejne shume.

Kam shprese zot qe do me dergosh te perkoheshmen dhe gjera tjater dhe mbetem me keto duke kerkuar prape ndjese,

Te falem, I teri jyt

Dem.A.Panajot Meksi,etudiant en medicine.Athenes 3 shkurt 1873.’’

Me poshte po paraqesim me disa shkurtime artikullin e Vangjel Th.Meksit (1903-1983): ‘’Dhimiter Panajot Meksi’’, botuar te revista ‘’Nentori’’,janar 1963,fq 168-172, qe eshte ne te vertete studimi I vetem I botuar per athdhetarin labovit:

‘’Vazhdues I punes se rilindesve,Doktor Dhimkiter (Mitro)Panajot Meksi nga Labova e Madhe, ishte njekohesisht levrues I gjuhes shqipe,mbledhes I folklorit dhe I materialeve etnografike ne Cameri dhe perkthyes I klasikeve greke ne shqip.Dr.Dhimiter Meksi u interesua edhe per arkeologji dhe numizmatike(shkenca qe studion monedhat e medaljet e periudhave te ndryshme historike).

Une e kam njohur personalisht Dhimiter Meksin,deshmon Vangjel Th,Meksi,kur erdhi ne fshatin e lindjes,plak e I semure,shtat mesem dhe teper I shendoshe,me mustaqe dhe mjeker,fizionomi e embel dhe e qete.Kenaqej te degjonte djemte e fshatit te kendonin dhe pastaj t’I daroviste.

Dhimiter Meksi njihte shume mire gjuhen shqipe,me studimin e se ciles merrej.Njihte shume mire edhe greqishten e vjeter dhe te re.Veprimtarine e tij e zhvilloi ne fund te shekullit XIX,pikerisht ne ate kohe kur shume nga rilindesit u dhane pas mbledhjes se folkltorit dhe te materialit etnografik shqiptar,duke u nisur nga ideja e drejte se krijimtaria popullore eshte pasqyra e vete historise se nje populli.

Vec Jani Vretos,per mbledhjen e folklorit shqiptar nga Meksi,deshmojne edhe bashkefshataret e tij.Ka shkruar edhe gazeta ‘’Demokratia’’ e Gjirokastres( 16 shtator 1933),ku thuhet se ‘’beri nje koleksion te kengeve e perrallave shqipe.’’

Nga materiali qe kam gjetur (Ylli Epirotik’’,ditar me fotografi I vitit 1904,Athine 1904),del se Meksi beri gati nje permbledhje me titullin:’’Material gjuhesor nga Thesprotia’’(Cameria).Per kete punim eshte lauruar ne mars te vitit 1903,ne konkursin e Shoqates gjuhesore ne Athine,si dhe ne disa konkurse’’zografike’’(fotografike)ne Konstantinopol,me motivacionin’’Per mbledhjen e monumenteve te antikitetit qe rrojne ne popull.’’

Ne studimin e tij me titull’’Ceshtje etnografike’’dhe nentitull’’Doke dhe zakone te Paramithise’’,Dh.Meksi flet per banoret e shkalles se ulet te Paramithise,qe banojne ne disa fshatra ne veri te Margellecit.Ne rradhet qe vijojne jepet nje permbledhje e ketij artikulli ,I cili mund te jete I vetmi burim etnografik per banoret e asaj krahine:Ne kete ane te Paramithise ndodhen fshatra te banuara nga te krishtere e myslimane,qe flasin te gjithe shqip.Fshatrat myslimane jane vetem 6. Fshatrat e krishtera gjithsej 58,jane cifliqe kryesisht te agallareve te Paramithise dhe te familjes se madhe te Pronjateve.Banoret e fshatrave te krishtera kane pothuajse te njejtat zakone me myslimanet.Ata vishen e mbathen njesoj: ne brez mbajne silahin te qendisur pergjithesisht me ar dhe ne te koburet e argjenda.Nga supi I tyre varet jatagani ose dyfeku,qe mbajne kur shkojne ne vende te aferme a te largeta ose dhe kur punojne ne ara,vetem apo me grate e tyre.

Shume syresh mbajne floke te gjata ne maje te kokes.Ata kane zakone te ashpra dhe hakmerren si midis tyre ashtu edhe kunder myslymaneve.Zakoni I hakmarrjes eshte I gjalle edhe ne vendet e tjera te Thesprotise.Ai qe ‘’ka gjak per te dhene’’trembet gjithnje mos e vrasin dhe eshte I detyruar te ruhet.Hakmarrjet gjithnje kane vazhduar midis familjeve,disa here edhe me shume se 30 vjet edhe kur ato kane qene gjiri e afert.Sikunder shihet,zakonet e hakmarrjes tek shqiptaret e Camerise jane te njejta me ato qe sundonin edhe ne shume vende te tjera te Shqiperise.

Banoret e shkalles se ulet vishen,te medhenj e te vegjel,me fustanella dhe flokate,ndersa ata te shkalles se larte,veshin shegunet e renda dhe nen to fustanella me pjete(pala)te pakta.Burrat mund te kendojne ne dasma dhe gosti edhe greqisht,ndersa grate e tyre vetem shqip,sepse nuk e dine greqishten.

Grate zakonisht thiren me emrin e burrave te tyre.Banoret greke nuk kane mbiemer,por perdorin si te tille emrin e atit,ndersa shqipetaret kane mbiemer dhe cka eshte me e cuditshme,shpesh mbajne mbiemera mysliman.

Martesa nuk behen midis grekeve dhe shqipetareve edhe kur jane te nje feje.

Pastaj Dr.Dhimiter Meksi pershkruan zakonet e bukura te marteses.Vlen te theksohet se ne shtepine e dhendrit valon nje flamur gjer ne mbarim te dasmes.

Duke gjykuar mbi studimet e Dh.Meksit,mund te thuhet se autori I tyre eshte vrojtues I holle dhe pershkrues I perpiket.Ai nuk kufizohet te kenaqe vetem interesin historik,por ben edhe krahasime te goditura te zakoneve te shqipetareve te Paramithise me ato te grekeve,fqinje te tyre,duke paraqitur keshtu edhe aftesi prej etnologu.

Dhimiter Meksi njihet edhe si perkthyes I njeres nga tragjedite e Sofokliut.Gazeta’’Demokratia’’,qe u permend me lart,shkruan vetem kaq:’’perktheu shqip Antigonen e Sofokliut’’.

Dhimiter Meksi,gjate kohes qe ishte mjek ne Cameri,merrej edhe me kerkime arkeologjike .Kam gjetur disa artikuj te tij te botuar neper revista greke.Edhe ne parathenien e cituar te librit ‘’Ylli Epirotik’’.thuhet se ‘’…duhet te permenden kumtesat e shumta dhe interesante arkeologjike te tij’’.Kam gjetur,gjithashtu,pershkrime te goditura qytetesh,si te Parges etj.

Disa here,Meksi,objektet qe trajtonte edhe I fotografonte.

Me interesant,me me vlere shkencore dhe qe lidhet me historine e vendit,me duket artikulli qe botohet te ‘’Ylli Epirotik’’,fq 299vijues,me titullin ‘’Ceshtje arkeologjike te Thesprotise’’ me nentitull’’Muret pelasgjike te Velianit’’.

Po jap nje perkthim te shkurtuar te tij:Pikerisht mbi fshatin Veliani, qe eshte dy ore larg nga Paramithia,ndodhen muret pelasgjike te Velianit,sikunder Ana V.L e Akropolit ruhet e tera gati ne gjendje te mire dhe admirohet nga vizitonjesit.Ne shume vende muri ka nente radhe guresh,kurse ne shume vende te tjera vetem shtate.Siper,mbi radhen e bazes,vecanerisht ne kendin verior ku del nje pirg me kater brinje,jane gure shume te medhenj qe kane gjeresi dhe gjatesi nga dy metra. Eshte per t’u permendur se ne anen V.P te keshtjelles,mdodhen pingul mbi guret kanale te vegjel te gjere ne maje,te cilet ngushtohen me poshte dhe ne themelet zhduken.

Ne keto rrenoja jane gjetur dhe ende gjenden nga fshataret monedha te bakerta dhe te argjendta,epirotike,ambraqike,te Kasiopit,te Korinthit,te Filipit,te Aleksandrit,monedha romake,bizantine,venetike dhe rodiane.Keto monedha I pershkruan autori me hollesi dhe cuditet qe jane shume dhe qe prejardhjen e kane nga vende aq te largeta si Rodosi etj…

Edhe nga ky pershkrim vihen ne dukje cilesite e autorit dhe interesat e tij per arkeologjine.Ai nuk ben pune te thjeshte empirike,por eshte ne dije edhe te punes shkencore te studiuesve te meparshem.Ai eshte ne dije gjithashtu te shkrimeve te Strabonit,perpiqet te mbroje tezen e tij,qe eshte ne kundershtim me mendimin e shfaqur prej arkeologeve te tjere dhe shtron argumentimet per gjendjen e atehershme te kerkimeve arkeologjike ne Cameri.

Ne kemi shprese perfundon Vangjel Th.Meksi,se permbledhja e tij e plote e folklorit shqiptar do te gjendet nje dite,sikunder do te gjenden edhe veprat e tjera te tij te botuara e te pabotuara,keshtu qe ai te zere vendin e merituar midis rilindasve tane ‘’

Dhe ne te vertete,studiuesi I njohur Niko Stylos deshmon ne artikullin e tij te fundit se ‘’ Dhimiter Meksi ishte anetar korespondent I Shoqates Filologjike te Stambollit.Kur punonte si mjek ne Paramithi botoi ne revisten Neollogos nje sere artikujsh,pese prej te cileve jane zbuluar pak kohe me pare ne Biblioteken Elektronike te Studimeve Neogreke.’’

Labova e madhe,vecanerisht familja Meksi ka nxjerre mjaft njerez te ditur qe punuan fort per ceshtjen kombetare.Nuk do te leme pa permendur Politikanin dhe dipllomatin Kristaq Meksi(1873-1930)per te cilin patrioti Musa Demi shkruan keshtu:

2.Musa Demi(1878-1971)

Atdhetari Musa Demi (1878-1971)nga Filati I Camerise,ne letren e dates 22 shtator 1908,I shkruante Kristo Meksit:’’ Te shtrengoj doren vellazerisht! U shkrova ne leter per ca libra,besoj qe e kini marre.Une kam mejtim te hap nje biblioteke dhe nje shkolle fillore ne Filat’’

(AQSH,Fondi 99,dosja 168,fleta 9).

  1. Per shkrimin e ketij kapitulli jemi bazuar edhe te libri I Bardhosh Gace ‘’Ata qe shpallen pavaresine kombetare’’,Tirane,1997



Pas