Monday, May 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Parashikimi i Bill Gates për pandeminë: Në fund të vitit 2022 kthehemi në normalitet

by mapo.al
25/03/2021
in Aktualitet, Bota
0

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka vlerësuar se bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet, deri në fund të vitit 2022.

Këtë proces do ta ndihmojë vaksinimi kundër COVID-19, ka thënë ai. Duke folur për gazetën polake Gazeta Wyborcza dhe transmetuesin televiziv TVN24, Gates tha se pandemia e koronavirusit është “një tragjedi e pabesueshme”.

Sipas tij shpresa e vetme ishte qasja në vaksina, të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

“Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet”, tha Gates.

Gates, një miliarder i cili dha dorëheqjen si shef ekzekutiv i Microsoft Corp. më 2014, tha se ai në vitin 2015 e paralajmëroi botën ndaj mundësisë së një pandemie.

“Njerëz si unë paralajmëruan dhe thanë: ekziston një rrezik, dhe që ai të shmanget dhe të bëhen përgatitje duhet paguar një çmim të vogël. Por fatkeqësisht, këto investime nuk u bënë me kohë”, tha Gates.

Përmes Fondacionit të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates, kanë ndarë të paktën 1.75 miliardë dollarë për luftën plobale ndaj pandemisë së COVID-19, duke përfshirë mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostikimit dhe trajtimeve të mundshme.

Iniciativa COVAX, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, synon të sigurojë dy miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.

I pyetur në lidhje me fushatën e lajmeve të rreme, që e ka akuzuar atë se qëndron pas pandemisë në mënyrë që të “kontrollojë” botën, Gates tha se posaçërisht gjatë kohërave të vështira, njerëzit e kanë më të lehtë të mendojnë se ka “një arsye të thjeshtë, djallëzore”, prapa sfidës me të cilën përballen.

Ai tha se teori të tilla u përhapën më shpejt me ndihmën e mediave sociale.

Gates paralajmëroi për rrezikun që paraqesin gënjeshtra të tilla.

“Është me të vërtetë tragjike që dikush nga frika e një komploti, nuk mban maskë ose nuk dëshiron të vaksinohet”, tha ai./REL/

Tags: Bill Gatespandemiaparashikimi

JU SUGJEROJME

Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
Aktualitet

Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj

22/05/2022
Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së

22/05/2022
Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit
Bota

Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit

22/05/2022
Sinoptikanët parashikojnë mot me stuhi dhe breshër
Aktualitet

Sinoptikanët parashikojnë mot me stuhi dhe breshër

22/05/2022
Next Post

Përgatitjet e fundit - PD dhe PS çelin sot fushatën, detajet e tubimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
  • Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
  • Ja produktet e bukurisë që përdor mbretëresha Elizabeth
  • Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 73-vjeçarja
  • Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In