Aktualitet

Parashikimi i ekspertëve amerikanë: Pandemia do të zgjasë 2 vjet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:13 - 01/05/20 |
mapo.al

Maggie Fox, CNN


Epidemia e koronavirusit ka të ngjarë të vazhdojë përhapjet për dy vjet, derisa 60% në 70% të popullatës të jetë infektuar. Parashikimi vjen nga një ekip i ekspertëve të lartë amerikanë në një raport drejtuar Shtëpisë së Bardhë.


Ata i rekomanduan SHBA-së që të përgatitej për një skenar të rastit më të keq që përfshin një valë të dytë, më të madhe të epidemisë së koronavirusit në vjeshtë dhe në dimër. Edhe në skenarin më të mirë të mundshëm, të gjitha vendet do të vazhdojnë të shënojnë viktima nga virusi.


“Kjo epidemi nuk do të ndalet derisa të infektojë 60 deri në 70 për qind të njerëzve,” tha për CNN Mike Osterholm, i cili drejton Qendrën për Hulumtimin e Sëmundjeve Infektive (CIDRAP) në Universitetin e Minesotas. “Ideja që kjo epidemi do të shuhet së shpejti kundërshton çdo parashikim shkencor”, thotë ai.


Osterholm ka 20 vjet që shkruan për rrezikun e pandemive dhe ka këshilluar disa presidentë amerikanë. Ai shkroi raportin së bashku me epidemiologun e Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard, Marc Lipsitch, Dr. Kristine Moore, epidemiologe e Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve  dhe historianin John Barry, i cili shkroi libri “Gripi i Madh” në lidhje me pandeminë e gripit të vitit 1918.

Ekspertët bëjnë thirrje që qeverisë të ndalen duke u thënë njerëzve pandemia mund të marrë fund dhe në vend të kësaj t’i përgatisin qytetarët për një periudhë të gjatë vështirësie.

Sipas tyre ka tre skenarë të mundshëm:

Skenari 1: Vala e parë e Covid-19 në pranverën e vitit 2020 pasohet nga një seri valësh të vogla përsëritëse që ndodhin gjatë verës dhe më ka disa valë të lehta gjatë një periudhe një deri në dy-vjeçare derisa pandemia do të shuhet në vitin 2021.

Skenari 2: Vala e parë e Covid-19 pasohet nga një valë më e madhe në vjeshtë ose dimër dhe nga disa valë më të vogla në vitin 2021. “Ky model do të kërkojë rikthimin e masave kufizuese në vjeshtë në përpjekje për të zvogëluar përhapjen të infeksionit dhe parandalimin e mbingarkimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor”, thonë ekspertët. “Ky model është i ngjashëm me atë që u pa me pandeminë e viteve 1918-19”.

 

Skenari 3: Një përhapje e ngadaltë e pandemisë në vazhdim. Ky skenar i tretë ka të ngjarë të mos kërkojë rivendosjen e masave kufizuese, megjithëse rastet dhe vdekjet do të vazhdojnë të ndodhin.

“Shtetet duhet të përgatiten për skenarin 2, skenarin më të keq”, rekomandojnë ekspertët.

“Zyrtarët qeveritarë duhet të hartojnë plane konkrete, duke përfshirë edhe rivendosjen e masave parandaluese”, këshilluan ata.

Të dy Lipsitch dhe Osterholm thanë se janë të befasuar nga vendimet që shumë shtete po marrin për të hequr masat kufizuese.

“Unë mendoj se është një eksperiment që ka të ngjarë të kushtojë jetë, veçanërisht në vendet që po heqin masat pa kontrolle të kujdesshme”, tha Lipsitch. “Një vaksinë mund të ndihmojë, por ajo nuk ka të ngjarë të vijë shpejt. Dhe ne nuk e dimë se çfarë lloje sfidash mund të shfaqen gjatë zhvillimit të vaksinave që mund të vonojnë daljen e saj”, thotë ai.

Duke pritur imunitetin e tufës

“Duke qenë se Covid-19 është një sëmundje e panjohur, askush nuk kishte imunitet”, thanë ata. “Jetëgjatësia e pandemisë ka të ngjarë të jetë 18 deri në 24 muaj, pasi imuniteti i tufës krijohet gradualisht në popullatën njerëzore”, shkruajnë ekspertët

Parashikimet e tyre janë të ndryshme nga modelet e paraqitura nga shkencëtarët e tjerë që parashikonin miliona vdekje në SHBA dhe Britani e Madhe. Ekipi i udhëhequr nga Osterholm përdori këto raporte dhe i krahasoi me të dhëna historike mbi pandemitë e kaluara, duke arritur në përfundimin se epidemia do të zgjaste por nuk do ishte aq vdekjepruëse sa parashikohej.

“Unë kam thënë për një kohë të gjatë se për të kuptuar se si do të shpaloset sëmundja infektive, duhet të mbështeteni tek historia,” i tha Lipsitch CNN. Për shembull, infeksionet pandemike nuk kanë tendencë të shuhen gjatë verës, siç ndodh gripi sezonal, por Covid-19 është më i krahasueshëm me një lloj pandemie gripale”.

“Për shkak të një periudhe më të gjatë inkubacioni dhe rasteve asimptomatike, Covid-19 duket se përhapet më lehtë sesa gripi,” shkruajnë ekspertët në raport. Virusi ka edhe numër të lartë mesatar të personave të infektuar nga secili pacient. Kjo çon në infektimin e më shumë njerëzve, dhe fitimin e imunitetit para se të përfundojë pandemia”, shtojnë ata. “Bazuar në pandemitë më të fundit të gripit, ky shpërthim ka të ngjarë të zgjasë 18 deri në 24 muaj.”


Etiketa:

Pas