Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike sjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës.
Por në orët vijuese do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në zonat e ulëta si edhe malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.