Kryesore

Parashikimi i motit, 3 qershor 2020





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:58 - 03/06/20 |
mapo.al

Vendi ynë u ndikua sot nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, ndërsa moti ka qenë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në relievet kodrinore e malore në lindje të vendit.


Vranësirat u shoqëruan me reshje shiu në formë shtrëngatash në zonën e verilindjes, ndërsa në zonat e tjera pati reshje shiu në formë pikash. Sa i përket temperaturës maksimale, ajo u arrit në qytetin e Elbasanit me 27ºC.


Moti i qëndrueshëm dhe me diell do të vijojë edhe për ditën e nesërme. Por, për shkak të kontrasteve termike, edhe nesër do të ketë vranësira mesatare kalimtare prej orëve të mesditës deri ato të pasdites. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale, ndërsa në zonën e jugut lokalisht në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.


Temperaturat e mëngjesit mbeten përsëri të freskëta me vlera të parashikuara nga 6ºC në relievet malore, deri në 12ºC në ato të ulëta e bregdetare. Në vlerat maksimale temperaturat parashikohen nga 24ºC në relievet malore, deri në 28-29ºC në ato të ulëta e bregdetare.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas