Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë orët e para të ditës.
Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet, por vranësira të shpeshta do të ketë edhe në zonat malore.
Era do të fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3 gradë mëngjesi deri në 23 gradë celcius mesdita.