Këtë fundjavë do të jetë kohë ideale për të nisur sezonin e plazhit. Pas disa ditëve me shi, do të dominojnë ditët me diell. Meteoalb parashikon që sot temperaturat në mesditë të shkojnë në 28 gradë, ndërsa ditën e diel deri 30 gradë celsius.
Moti – E shtunë, 25 Maj 2019
Paraditja paraqitet me kthjellime në të gjithë Shqiprinë, por në zonat malore herë pas-here do të ketë kalime vranësirash të lehta. ndërsa pasditja lë me kthjellime bregdetin, por vransira të shpeshta shfaqen në ekstremin Verior duke rrezikuar shira të dobët.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje sjellë dhe mesdita duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 10°C deri në 28°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi Perëndimor ndrësa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë.
Moti – E diel, 26 Maj 2019
Sipas MeteoAlb: Mot kryesisht i kthjellët dominon deri në mesditë në të gjithë territorin, kalime vranësirash të shpeshta do të ketë gjatë mëngjesit në zonat jugperëndimore. Pasditja dhe mbrëmja sjellë shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të duke rrezikuar herë pas-herë shira të dobët e të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 11°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veripërëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.
MAPO.al