Moti për sot, e diel është kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranëisrash të lehta, më të dukshme në zonat juglindore. Pasditja dhe mbremja mbeten me kthjellime dhe vranësira te shpeshta ne te gjithe territorin.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C në 20°C.
Era do fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
Moti – E hënë, 4 Mars 2019
Edhe nesër, e hënë, moti vijon nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme, duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë gjatë orëve të para të ditës. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C minimumi deri në 21°C maksimumi në rang territori.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
/Moti në gazeten Mapo nga Meteoalb