Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit.
Mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave. Fillimisht në zonat veriore dhe qendrore dhe më pas në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta në këto zona.
Edhe nata do të vijojë me të njejtat kushte atmosferike. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2 deri në 21 gradë celcius.