Një tjetër ditë me diell parashikohet për sot, e enjte 24 tetor 2019.
Mjegulla e dendur do të vijojë të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht përgjatë luginave.
Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme. Ato parashikohen në: zonat malore 6ºC deri në 23ºC; zonat e ulëta 8ºC deri në 30ºC; zonat bregdetare 12ºC deri në 27ºC.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,1- 0,3 metër në det të hapur.