Dita e mërkurë parashikohet të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.
Megjithëse temperaturat do të jenë me të ulëta se ditët që lamë pas, lagështira në ajër do të bëjë që vapa të ndihet edhe më shumë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat do të shkojnë nga 14 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 27 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare.