Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, por edhe me intervale kthjellimesh gjatë pjesës së parë të ditës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.
Në orët e nxehta të drekës në zonat kodrinore-malore reshjet lokalisht me intensitet deri edhe të lartë dhe në kohë afatshkurtër në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut reshjet do të jenë lokale dhe të dobëta ndërsa brigjet e detit Jon lokalisht do të preken nga reshjet në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje 1-12 m/sek në bregdet.
Deti parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.8-2.2 metra./atsh
QYTETET | Temperaturat në °C |
Shkodër | 21/31 diell re shi |
Kukës | 17/27 diell shi rrufe |
Lezhë | 20/30 diell psk shi |
Dibër | 16/25 diell shi rrufe |
Durrës | 21/30 diell pak shi |
Tiranë | 21/32 diell re shi |
Elbasan | 17/30 diell shi rrufe |
Berat | 18/30 diell shi rrufe |
Vlorë | 21/29 diell re shi |
Korçë | 17/23 diell shi rrufe |
Gjirokastër | 17/30 diell shi rrufe |
Sarandë | 18/29 diell re shi |