Ditën e sotme vendi ynë do të kushtëzohet nga një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare në veri dhe qendër, por më të dendura në juglindje gjatë pasdites.
Mesdita sjell shtim të vranësirave fillimisht në zonat juglindore dhe lindore. Ndërsa natën sjell shtim të vranësirave në të gjithë territorin.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 2 gradë në zonat Verilindore deri në 18 gradë celcius në bregdet.