Shqipëria sot vijon nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme duke bërë që alternime kthjellimesh vranësira të lehta të dominojnë gjatë orëve të para të ditës.
Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 1 gradë minimum deri në 21 gradë celcius maksimumi në rang territori.