Sipas meterologëve, moti sot do të vijojë me vranësira dhe shira të dobët në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të territorit.
Reshje të pakta dëbore priten në zonat malore verilindore-juglindore.
Poblematike situata e ngricave në pjesën më të madhe të zonave malore si pasojë e temperaturave të ulëta.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por konstante ruan vlerat mesdita duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.