Java nis me ditën e hënë me kushte jo të qëndrueshme meteorologjike. Moti do të nisë me kthjellime, por shumë shpejt nisin shtimet e vranësirave mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore dhe ato kodrinore reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive e lokalisht rebesh shoqëruar me breshër.
Duke filluar nga dita e martë nis përmirësimi i kushteve atmosferike.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore dhe zonat përreth tyre.
Në këto zona do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive dhe në zonën e juglindjes edhe rrebeshe shoqëruar me breshër.
Duke nisur nga dita e mërkurë deri ditën e premte, moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.
Por duhet theksuar se deri ditën e premte do të jetë elementi i erës që do të jetë problematik kryesisht për ata që ndodhen me pushime përgjatë vijës bregdetare.
Ajo do të jetë relativishht intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 4-8m-s. Hera-herës era me rrahje me shpejtësi deri në 10-18m-s.