Ditën e sotme parashikohen kthjellime dhe vranësira mesatare, ndërsa në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu përgjatë relieveve malore dhe në alpe.
Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash të shkurtra në këto zona.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.