Aktualitet

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Ja sa zgjasin reshjet






               Publikuar në : 08:36 - 20/09/19 |
mapo.al

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, moti karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, më të dendura në zonat Jugore të Shqipërisë. Kjo situatë atmosferike do të vijojë deri pasdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat jugore. Shirat do të jenë në formë rebeshi. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i kushteve të motit.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke bërë që termometri në mëngjes të ulet në 8°C ndërsa vlera maksimale të shënohet deri në 30°C.



Era do të fryjë mesatare dhe here pas here e forte me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

E shtunë, 21 Shtator 2019

Sipas MeteoAlb, orët e paradites paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira më të dendura do të ketë në zonat verilindore dhe juglindore. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me të njëjtat kushte të qrndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë prezent në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 apo 4 ballë.


Etiketa: , ,

Pas