Dita e diel do të jetë kryesisht me mot të vranët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në pjesën e parë të ditës do të kemi mot të kthjellët, ndërsa gjatë pjesës së dytë vranësirat sa vijnë e do të shtohen.
Ndërkohë priten edhe reshje shiu të lokalizuara, që do të vijnë në formë stuhie.
Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 13 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 32 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat e ulta.